“Edi Rama e ka vendin në burg”, kështu ka deklaruar kreu i PD Sali Berisha në një prononcim për mediat pas përfundimit të protestës përballë Kryeministrisë.
Berisha u pyet lidhur me vulën, se a do ta lironte selinë e PD nëse gjykata do të vendoste pro kreut të Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj. Berisha nuk pranoi të japë një përgjigje pa dalë vendimi i gjykatës. Gjithashtu ai shtoi se protesta nuk kishte për qëllim vulën, por korrupsionin që ka goditur vendin, pas sipas tij armik kryesor i shqiptarëve është Edi Rama.
“Mirënjohje për dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe mbushën bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë. E kam thënë nuk kam ndërmend të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Në protestë ishim për Edi Ramën, për ne armik numër një është Edi Rama”, tha Berisha.
/s.f