Forca të shumta policie janë para Parlamentit, ku mund të lëvizë turma e simpatizantëve të Sali Berishës. Aty ka shumë efektivë policie ndërsa në oborrin e Kuvendit është edhe autoblindi për shpërndarjen e turmave në rast trazirash.
Sot do të jepet vendimi për ‘vulën’ e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës, ndërkohë që ish Kryeministri ka thirrur një protestë kombëtare para Kryeministrisë. Protesta pritet të nisë nga minuta në minutë. Report Tv sjell pamjet me dron që duken disa simpatizantë janë në bulevard. Të tjerë ndodhen në selitë e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.
/s.f