Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, është zyrtarisht tekniku i ri i skuadrës sllovene Gorica.
Lajmi është publikuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku i urohej mirëseardhja trajnerit italian.
Së bashku me të do të jenë dhe Sergio Porrini dhe Luigi Febrari, të dy kanë qenë ndihmesat të tij në kombëtaren shqiptare.
Detyra e 77-vjeçarit do të jetë shumë e vështirë pasi aktualisht sllovenet pozicionohen në vendin e fundit me 15 pikë pas 24 javësh dhe objektivi mbetet një dhe i vetëm, mbijetesa.
/a.r