Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim të Qeverisë, Endri Fuga ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë pasi do të fokusohet në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit.
“Nga dita e sotme une do te perqendrohem ne fushaten zgjedhore te PS. Ndonese ligji nuk e pengon, nuk do te ishte e ndershme qe teksa angazhohem ne fushaten e nje partie politike te vazhdoja te drejtoja edhe Agjencine per Media dhe Informim, ndaj kam dhene doreheqjen nga kjo detyre.
Nderkohe qe bashke do te vazhdojme te komunikojme per te gjitha ceshtjet qe lidhen me fushaten dhe Partine Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbaje Manjola Hasa.
Ju falenderoj per bashkëpunimin”, njofton Fuga.
/a.r