PD etj., janë gjithnjë të ‘mahitur’ me atë që adhurojnë heshturazi te Rama.
Nga Frrok Çupi
Këta janë disa njerëz të çuditshëm, si krijesa të rralla që kur nisin të ecin përpara, shtyjnë nga pas. Këta që kanë mbetur tani në Partinë Demokratike, këta janë krejt ndryshe prej njerëzimit të dobishëm. Bëjnë keq kur thonë se po bëjnë mirë, bëjnë më keq kur i thonë vetes të bëjnë keq.
Po kësaj here me çështjen McGonigal në Kuvend, vallë çfarë i thanë vetes? I thanë vetes se po bëjnë mirë për PD-në, apo i thanë se ‘në greminë po shkojmë, haj jepi sa më shpejt?!’.
Puna e vetme që bënë, këta armiq të qeverisë dhe të Amerikës, nisën të ndërtojnë një monument për kryeministrin Edi Rama.
1.
Profili i parë i një kryeministri si Roosevelt në Pearl Harbour. Amerika atë fillim dhjetori 1941 u sulmua me armë atomike; por në fakt aty nuk u zbulua dobësia e ‘viktimës’; aty presidenti Roosevelt i dëshmoi botës se ‘kjo është dera e pasme e Luftës së Dytë Botërore’.
Edi Ramën, këta të opozitës, kësaj here e vendosën në të njëjtin floor me profilin më të fuqishëm të Botës, me Shtetet e Bashkuara. Opozitarët kishin ardhur në Kuvend me thika, sfurqe, litarë e hanxharë me synim që të kryqëzonin Edi Ramën, jo thjesht si kryeministër i një vendi të vogël, por si një parzmore e Shteteve të Bashkuara. Pra po kryqëzonin Amerikën. Opozita e Saliut, krejt donkishoteske, është nisur për të pushtuar Shtetet e Bashkuara, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe vetë FBI-në. Muri i lartë ku do të kalonte Rosinanti i Don Kishotit, doli se ishte Edi Rama. Në këtë sens, Edi Rama, u vu në kryq bash për të mbrojtur Amerikën. E kush nuk do ta donte këtë lartësi të tillë, edhe ata që shtiren sikur ‘nuk e duam Amerikën’ nëpër botë.
Tani Edi Rama është i identifikuar si Amerika përballë antiamerikanëve.
2.
Këta njerëz i dhanë shteg Edi Ramës që të dalë nga labirinti i shëmtuar ku fle e grindet opozita, dhe të shkojë në punët e veta. Në sallën e Kuvendit, Edi Rama u tha opozitarëve ‘Good bye! Nuk më shikoni më në debat me ju. Shihemi në 14 Maj’, që është dita e zgjedhjeve për pushtetin vendor. Çfarë lehtësimi për një kryeministër që nuk ka asgjë të përbashkët: as me gjuhën, as me edukimin, as me veset, as me banalitetin e një tufe njerëzish që quhen opozitë. Edi Rama shkoi në punë, këta po rrinë këtu. ‘Qaty fle sekretari i Partisë’, pat thënë një njeri ironik në regjimin e diktaturës, duke treguar me gisht një ndërtesë në qendër të qytetit.
Çfarë bënte më shumë përshtypje ishte kjo:
Po si, more, nuk u ngrit më këmbë dikush prej opozitës, të merrte pallton dhe të deklaronte: ‘Oooo, paskam ardhur gabim në këtë sallë, më sollën këmbët pas Sali Berishës!”. Kjo ditë, që ishte edhe shansi për të kërkuar ndonjë kokërr orizi nëpër kashtë, dëshmoi se opozita është krejt pa vlerë, as edhe një aktivist nuk bën dobi.
3.
E bënë që edhe një herë Edi Rama të shpaloste talentin e tij të fjalës, siç kishte thënë Churchill se “fjalët janë të vetmet që zgjasin përgjithmonë.”. Rama mbajti një fjalim ironik përballë absurdit të Opozitës; Rama u tall keq me ta. Nuk të vjen edhe aq mirë tek shikon disa fytyra idiote të ngurtësuara, jo në politikë, por në ‘mahi’- sipas kosovarëve- dhe në urrejtje për atë që dashurojnë më shumë: Edi Ramën.
Rama kishte veshur një kravatë me figurën e Simpson, një personazh filmash amerikan me situata komike kafshësh.
Edhe vetë Departamenti i Shtetit i SHBA, i quajti fjalët e opozitës si ‘qesharake’.
4.
Këta njerëz e bënë armikun e tyre Rama që të shkëlqejë si i vetëm mes shumë të tjerëve. Nuk ka më nevojë të thuhet se ‘Rama është i vetëm në PS’. Jo, Rama mund të bëjë një pushim sa të dojë, të nxjerrë para opozitës edhe aktivistin më të panjohur, dhe të fitojë zgjedhjet e të kontribuojë për ndërtimin e vendit.
PD etj., janë gjithnjë të ‘mahitur’ me atë që adhurojnë heshturazi te Rama.
Shumë të drejtë ke Frok Çupi.
Për të gjitha çka ke shkruajtur. Pa përjashtim.
Dua të shtoj, në këtë ide.
Ka mbi një vit, siç e kam thënë në mënyrë të përseritur, që PS dhe Edi Rama, sikir GJELA DETI, të vënë si kandidatura, për bashkitë e gjithë Shqipërisë, do ti fitojë zgjedhjet në mënyrë masive derrmuese.
Turp për këtë vënd e për këtë opozitë leshi që kemi.