Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin pas disa ditësh. Të ulur në oborr, ata kanë qëndruar larg banorëve të tjerë për tu sqaruar. Teksa flisnin, në sfond u vunë këngë që i përlotën të dy.
Luizi është përlotur teksa në sfond luhej kënga e Coldplay, “Fix You”, ndërsa lotët nuk i munguan as Kiarës me këngën e Aerosmith, “I don’t wanna miss a thing”.
Pas kësaj nuk i kanë kursyer edhe përqafimet dhe puthjet e munguara këto ditë. Ajo dhe këngëtari kishin raporte të krisura për shkak të një loje brenda shtëpisë.
Luizi i ka kërkuar falje dhe është përpjekur vazhdimisht të sqarohet por Kiara ishte e bindur që donte t’i jepte një mësim se si duhet të sillej.
/s.f