Mahmut Kundakçı, 83 vjeç, u zvarrit në rrënojat e shtëpisë së tyre të shkatërruar nga tërmeti i 6 shkurtit në lagjen “Göksun” të Kahramanmaraş dhe shpëtoi Fatma Kundakçı, partneren e tij të jetës prej 65 vitesh. Duke i përshkruar ato momente, i moshuari tha:
“Pas tërmetit të dytë, në momentin që do të hyja në shtëpi, pati një zhurmë, djali më përqafoi te dera dhe më tërhoqi. Ne jemi të martuar prej 65 vjetësh, ajo është më shumë se jeta ime”.
Çifti i të moshuarve, arritën të dilnin nga shtëpia e tyre, e cila u shkatërrua në tërmetin e dytë, me mbështetjen e nipërve dhe filantropëve studentë.
Fatkeqësisht Fatma Kundakçı, 79 vjeç, vdiq në spital për shkak të problemeve shëndetësore pas tërmetit. Teksa po kurohej në Stamboll, Mahmut Kundakçı nuk e la vetëm në spital për asnjë moment bashkëshorten e tij.
/a.r