Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë që i bashkohen për herë të parë kësaj force politike.
Meta tha gjatë takimit se 2 marsi është një ditë e veçantë për të, për shkak të një proteste që thëriti 3 vite më parë si President i republikës.
Sipas tij, ai tubim kishte qëllim për t’ju kundërvënë regjimit që sipas Metës, synon të asgjësojë demokracinë dhe pluralizmin.
“Kënaqësi e jashtëzakonshme që takohem me të gjithë ju. Jam i lumtur që ju vini sot këtu për herë të parë në një ditë të shënuar për kombin tonë që është 2 marsi, dita e Besëlidhjes së Lezhës. Por është edhe për mua një ditë edhe më e veçantë sepse 3 vjet më parë si president i Shqipërisë, populli i Shqipërisë, që unë e quaj populli 2 marsit, populli i Kushtetutës, populli i dinjitetit, populli i interesit kombëtar ju përgjigj thirrjes time si president në mënyrë të jashtëzakonshme. Në një manifestim për t’ju kundërvënë këtij regjimi i cili synon të asgjësojë demokracinë dhe pluralizmin sepse synon të përzërë rininë nga vendi dhe kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për bandën e korruptuar të Rilindjes por jo vetëm për të por edhe për mafian ndërkombëtare, mafian rajonale prandaj nuk kujdesen aspak për të rinjtë dhe të rejat” – tha Meta gjatë takimit me të rinjtë.
/e.d