Gjatë një diskutimi të ndodhur spektaklin e shkuar në “Big Brother VIP” mes Armaldos dhe Zhaklinës, kjo e fundit iu drejtua tenorit me fjalët “Foli grave që ke në shtëpi kështu”.
Mirëpo, kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga bashkëshortja e Armaldos, Aida.
Ditën e sotme janë bërë publike shumë mesazhe të dërguara në llogarinë e tij në lidhje me deklaratën e Zhaklinës, për të cilën Aida ka bërë më pas një reagim.
Në një status ajo shkruan se e respekton Zhaklinën dhe nëse ajo e mendon se ka thënë diçka gabim, ka aq karakter sa të kërkojë falje.
Ajo kërkon që njerëzit mos të mbireagojnë dhe se me opinionistët mund të sqarohen privatisht./m.j