Një makinist (shofer) treni 28-vjeçar ka qenë mes viktimave që humbën jetën nga aksidenti hekurudhor në Greqi.
28-vjeçari Nikos Nalbandis ishte në trenin Intercity 62 dhe humbi jetën menjëherë pas aksidentit.
E reja i dha lamtumirën e fundit partnerit të saj me një foto të tyren së bashku, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin e mëposhtëm: “O shpirt, po pres këtu të kthehesh. Për të realizuar ëndrrat tona. Unë jam këtu dhe po pres…”
Poshtë postimit, miqtë dhe të afërmit i dhanë gjithashtu lamtumirën e tyre 28-vjeçarit fatkeq.
Kujtojmë se nga aksidenti hekurudhor në Greqi kanë humbur jetën deri më tani 57 persona, ndërsa shumë të tjerë nuk janë identifikuar ende./m.j