Një punonjës i trenit të udhëtarëve që u përplas dje në Greqi është nga Lushnja.
Ai nuk është gjetur ende, ndërsa i biri ka shkuar në vendngjarje të ndjekë nga afër kërkimet.
Treni i udhëtarëve dhe një tren mallrash u përplasën të mërkurën duke lënë pas 42 viktima.
Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.
Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.
/s.f