Etleva Kurti është ekzekutuar mesditën e sotme në Kamzë në rrethana ende të paqarta nga ana e policisë. Por referuar fqinjëve, janë dëgjuar 3 krisma. Fqinjët thonë se Kodra ka probleme hasmërie, pasi vëllai i saj është dënuar përjetë. Pavarësisht kësaj, fqinjët thonë se familja nuk ruhej. Ajo jetonte me nënën e vetë dhe u vra në oborrin e shtëpisë së saj.
“Kam parë një makinë kur ka kaluar ishte e zezë. Armët i dëgjuam. Ishin 3 plumba, 3 kërcitje.
Ka pasur probleme hasmërie, është i dënuar me burg përjetë vëllai i gocës. Vëllezërit kanë ikur. Kjo jetonte me nënën. Nuk janë ruajtur asnjëherë.”- thotë fqinji./m.j