Nuk ndalen incidentet me urbanët në Tiranë.
Një qytetar pretendon se udhëtarët e autobusit të linjës Kamëz-Tiranë kanë zbritur te Zogun e Zi për shkak të një defekti në mjet. Qytetari shkruan se mëngjesin e sotëm kanë dëgjuar një zhurmë të forte në autobus. Shoferi ka ndaluar pranë Zogut të Zi dhe ka zbritur të gjithë paragjerët.
Denoncimi:
Linja Kamez Tirane ka shkatuar panik tek udhetaret sot. Per shkak te nje zhurme te forte mjeti ka ndaluar prane zogut te zi, informoi qytetari joq.
Vetëm një ditë më parë, një urban i linjës ‘Unaza’ u përplas me të paktën gjashtë automjete duke lënë të plagosur nëntë persona. Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si ‘Shallvaret’. Në pranga është vënë shoferi i urbanit, por shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në mjet.
/a.r