I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, moderatorja e pyeti kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se përse thirret në prokurorine e Posaçme SPAK kur nuk ka lidhje me çështjen CEZ-DIA.
“Prokuroria? Po ka dëshirë. Ngaqë s’ndalon dot pagesat e inceneratorëve prokuroria, nuk i ndalon dot, tani do vijë dhe më thërret mua. Të më thërrasë sa herë të dojë prokuroria, çfarë shqetësimi kam unë?
E para kjo, e dyta sa herë kam qenë unë më përpara? Edhe në të kaluarën. S’kam asnjë shqetësim nga prokuroria sepse unë gjithçka në jetën time e kam transparente,” – u shpreh Meta.
Meta kërcënon hapur Ramën: Se parashikon dot atë që do t’i vijë
“Çdo gjë që do të bëjë Edi Rama do t’i kthehet në një bumerang të paimagjinueshëm”.
“Ai bën planet e veta, por ato janë kaq të qarta, kaq të lexueshme saqë nuk e parashikon dot atë përgjigje që do t’i vijë,” – tha Meta.