Të paktën 53 persona kanë humbur jetën në Ganë, pas një aksidenti që përfshiu një autobus dhe një kamion.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, pranë qytetit të Kintampos.
Shefi i policisë rajonale Maxwell Atingane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se shumica e pasagjerëve kanë vdekur në vend.
Ai tha se policia është duke hetuar shkakun e aksidentit, që besohet të jetë një nga më të rëndët që ndodhi viteve të fundit në këtë vend, raporton BBC.
Presidenti ganez John Mahama ka ngushëlluar të gjithë familjarët e viktimave me një postim në Twitter.