Ish-bashkëshorti dhe ish-vjehërrit e modeles së ndjerë Abby Choi të Hong Kongut, janë paraqitur në gjykatë si të akuzuar në lidhje me vrasjen makabre të saj.
Të akuzuarit përfshijnë ish-bashkëshortin e saj Alex Kwong, vëllain e tij, Kwong Anthony dhe babain e tyre Kwong Kau. Ndërkohë, e ëma e Kwong, 63 vjeçe, është akuzuar për pengim të çështjes. Të gjithëve iu mohua lirimi me kusht.
28-vjeçarja Choi u raportua e zhdukur të mërkurën, ndërsa detajet e tmerrshme të vrasjes së saj kanë tronditur Hong Kongun.
Koka e Choi u gjet në një shtëpi trekatëshe të dielën, disa ditë pasi pjesët e tjera të trupit të saj u gjetën në të njëjtin vend, afërsisht 27 km nga vendi ku ajo u pa për herë të fundit në qytetin Kowloon ditën e martë. Në vendngjarje janë gjetur edhe një makinë prerëse mishi dhe një sharrë elektrike.
Kryeinspektori i policisë Alan Chung tha se besohet se Choi dhe ish-vjehërrit e saj kishin shumë mosmarrëveshje financiare që përfshinin shuma të mëdha parash.
Ish-bashkëshorti i saj, Alex Kwong u arrestua të shtunën teksa po përpiqej të largohej nga qyteti me varkë. Prindërit dhe vëllai i tij i madh u arrestuan një ditë më parë.
Choi kishte dy fëmijë me Alex Kwong.
Ajo kohët e fundit ishte shfaqur në kopertinën e L’Officiel Monaco, një revistë e modës dhe stilit të jetesës luksoze në Hong Kong.
/a.r