Futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo, ka qenë ndër të paktët figura të njohura të ekranit që nuk kanë reaguar dhe kanë qëndruar të heshtur pas asaj që ndodhi në Turqi.
E mesa duket, kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat turke, ndërsa disa prezantues vendas kanë lëshuar fjalë të ashpra ndaj mos reagimit të yllit portugez.
Ertem Şener dhe Sinan Engin e kanë kritikuar Ronaldon për këtë sjelle të tij gjatë një emisioni live, por reagimin më të ashpër e ka pasur një koleg i tyre, Ertem Şener, i cili iu drejtua Ronaldos me fjalët:
“Qeni meksikan Proteo është më njerëzor se ju. Nuk mund të pini më as çaj në Turqi. Këta njerëz nuk do ta harrojnë. Unfollow Ronaldon. Askush nuk priste asgjë nga ju, ju mund të dërgoni një mesazh. Nëse ju ndodh diçka juve apo vendit tuaj, Turqia do të jetë e para që do të vrapojë. Ke shkuar në Al -Nassr, je në vendin që meriton. Zemra jote tashmë është kallo”.
/a.r