Në 6 muajt e fundit të vitit, raportet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kushtet e kreditimit janë shtrënguar, ndërsa interesat e kredive për blerje shtëpie u rritën në 4.5% gjatë periudhës korrik-shtator nga 3.8% në fillimit.
Por, këto indikatorë nuk po ndalin rritjen e çmimit të banesave, dhe as rritjen e portofolit të kredisë, që po nxitet nga marrja e kredisë në euro. Ekspertët e pasurive të paluajtshme shpjegojnë arsyet
Sa i përket faktit se çmimet e banesave janë rritur disafish më shumë gjatë viteve se pagat mesatare ekspertët mendojnë se ato mbeten të përballueshme.
“Përsa kohë sektori bankar e ka mbështetur këtë treg me kredimarrje me norma fikse interesi në dy vitet e para dhe interes mesatar 4.2% jemi akoma në nivelin që mund të përballohet blerja e një shtëpie. Por duhet të jemi përgjegjshëm se ekonomia shqiptare ka edhe pjesën e vet informale, ashtu si çdo ekonomi e rajonit. Në këto kushte kur kemi një pjesë të ekonomisë gri nuk mund të bëjmë krahasim të drejtpërdrejtë me pagat mesatare“, shpjegon Pipirea.
Banka e Shqipërisë shprehet se janë rritur perceptimet nga sektori bankar se kërkesa për kredi hipotekore do të bjerë gjatë periudhave të ardhshme, ndërsa tek shtresat me të ardhura të ulëta janë vërejtur edhe probleme me pagesat e këstit.
/s.f