Moderatorja e “Fan Club”, Megi Pojani udhëtoi drejt Gramshit, vendlindjes së Armaldo Kllogjerit për të diskutuar me miqtë e banorit të “Big Brother VIP”.
Për përplasjet dhe debatet e ashpra që Armaldo ka pasur me Luizin, ata thanë se “është në kuadër të lojës”.
“Armaldo është rritur në këto vende ku hahet turshi dhe pihet raki. Kjo është jeta e vërtetë e tij. Big Brother-in e ha Maestro”, u shpreh me humor moderatorja.
Por, si e shohin ata ecurinë e Armalos në “Big Brother VIP”?
“Ne jemi rritur me Armaldon. Kur e shohim aty, ndonjëherë edhe mërzitemi për gjërat që ndodhin. E përjetojmë se e kemi shokë. Luizi e ngacmon”
Megi: E meriton të shkojë në finale apo duhet të dalë dhe të rrijë këtu me ju?
-Ne dëshirojmë që ai të shkojë në finale, dhe pse jo mos ta fitojë.
Megi: Ka pasur ndonjë moment kur e keni parë Armaldon dhe thoni pse nuk reagon, pse nuk thotë kështu…?
-Shumë herë. Unë Armaldos ia njoh të gjitha huqet. Armaldo aty nuk do të bëjë sherre.
-Ai e ka thënë vetë që është në mes. Atë ka zgjedhur vetë.
-Ai është vetvetja dhe për hir të së vërtetës, Armaldo është më mirë se aty.
Megi: Jeni zhgënjyer ndonjëherë nga Armaldo?
-Jo, asnjëherë
Bashkë me Megin, miqtë ngritën dolli për Armaldon dhe kërkuan një këngë të dedikuar për të, por pa harruar të përmendin Luizin.
/s.f