Modelja Aurela Hoxha ka ndarë detaje nga jeta e saj personale.
E pyetur në “Kurthin e Piter Pan”, përse nuk e ekspozon asnjëherë partnerin e saj, ajo u shpreh se nuk e mban sekret, por nuk shfaqen së bashku në rrjete sociale.
“Unë nuk e mbaj burrin larg. As sekret nuk e mbaj por ideja është që i ke parasysh këto gjëra që na pëlqejnë ne vajzave, Instagrami, jeta shumë publike.
Meshkujt nuk është se ju pëlqen dhe aq shumë, meshkujve shqiptarë për më tepër, edhe kështu që unë nuk dua ta sforcoj diçka që ai nuk e ka dëshirë. Duke qenë se jeta ime profesionale është publike, nuk do të thotë që patjetër duhet të jetë dhe familja.
Por kjo nuk do të thotë që unë e mbaj sekret, ne jemi gjithë kohës bashkë dhe nuk bëjmë një jetë sekret, thjesht nuk jemi të ekspozuar në Instagram”, tha ajo.
Në fakt, pothuajse gjithë vajzat “VIP” të Tiranës, nuk dihet për çfarë arsye, i mbajnë sekret burrat apo të dashurit, ndryshe nga personazhet e njohura në botë, të cilëve iu njihen parnerët dhe shfaqen publikisht me ta./ Tema/
/e.d