Ish presidenti Ilir Meta, njeheresh kryetar i Partisë së Lirisë, është ankuar për çmimet në Shqipëri, duke treguar se kriza financiare ka ‘trokitur’ dhe ne shtepine e tij, ndaj ankohet.
Gjatë një takimi me strukturat në Laknas, Meta ka qarë hallin me anëtarët e PL-së se janë rritur çmimet.
Politikani që ka një pasuri të deklaruar prej 4 miliadë lekësh, tha se në Shqipëri është bërë ku thërret qameti.
“Çmimet janë shumë herë më të shtrenjat se në Greqi dhe në BE.
Ndihma ekonomike në Shqipëri është ku thërret qameti. Këtu shkon 56 euro në muaj mesatarja, në Kosovë shkon 120 euro. Mbështetja për bujqësinë është inekzistente. I themi këto për të kuptuar se sa shumë ka rrëshqitur vendi në pasiguri”, theksoi ai./m.j