Vrasja e Hamdi Bylykbashit në fshatin Zvezdë të Korçës, është zbuluar përmes aktit të ekpertimit mjekoligjor, i cili konstatoi se viktima kishte dëmtime të shuma në pjesën e kokës.
Mjekët kanë specifikuar se këto dëmtime ishin kryer nga goditje me sende të forta, duke sjellë dhe çarjen e kockës dhe kotuzion të trurit.
Ekspertët kanë dalë në përfundimin se Hamdi Bylykbashi, kishte gjetur vdekjen nga 8 plagë të rënda, që nuk vinin nga një goditje e lehtë në murr apo pllaka, siç kanë pretenduar dy prindërit e tij.
Në një nga dhomat e shtëpisë, policia sekuestroi një çekan, që besohet se është sendi me të cilën është goditur disa herë në kokë Hamdi Bylykbashi.
Prindërit e viktimës, Hyrie dhe Shefki Bylykbashi, janë përpjekur të fshehin vrasjen, duke e raportuar në spital se djali i tyre ishte rrëzuar.
Kur është kthyer në shtëpi, ka qënë i gjakosur në ballë. Më pas e ëma, ka treguar se në oborrin e banesës së tyre, Hamdi Bylykbashi, është rrëzuar dhe ka goditur kokën në pllakat e oborrit.
Pas rëfimit të nënës në pyetje policia ka marë babain, Shefki Bylykbashin, i cili ka treguar se djali i tij kishte humbur jetën si pasojë e goditjes së kokës në murr.
Të njëjtin version Shefkiu dhe Hyria, i kanë treguar shtetasit, Ilmi Xhuti, të cilit i kishin kërkuar ndihmë, në mënyrë që ta mernin me taksi Hamdiun dhe ta çonin drejt spitalit të Korçës.
Por gjatë marjes në pyetje në Polici, Ilmi Xhuti, ka treguar se kur ka parë gjëndjen e Hamdiut dhe gjakosjen e tij në pjesën e kokës, ai ka refuzuar ta mari në makinë, por vendosën të njoftojnë ambulancën e spitalit.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se nëna e viktimës, Hyrija, ka gënjyer dhe vajzën e saj, Emine Hoxhën. Kjo e fundit ka deklaruar në polici se është telefonuar në 15:57 nga nëna e saj, duke i thënë që të shkonte në Korçë, pasi Hamdi Bylykbashit ishte shumë i sëmurë.
Entela, nuk ka qënë në gjëndje të shpjegonte rrethanat se çfarë kishte ndodhur, por ka shkuar në spital duke menduar se thjesht i vëllai kishte pirë përsëri dhe ishte sëmurur.
Përmes këtyre kontradiktave, policia e Korçës ka ngritur dyshime të forta, për një vrasje brenda familjes, duke vënë në përgjim telefonik dhe përgjim ambjental, çiftin Bylykbashin dhe njerëzit e tjerë të familjes.
Përmes bisedave të përgjuara, ata bisedonin se çfarë qëndrimi do mbanin për ngjarjen, duke shmangur versionin real të vrasjes./ora/m,j