Ish Kryeministri Berisha ka marrë fjalën në aulën e parlamentit, dhe ka akuzuar Kryeministrin Rama për fshehjen e njërës prej qëllimeve të vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry. Berisha tha se Rama, në mënyrë të turpshme nuk u tha shqiptarëve për vendimin e qeverisë për të marrë në vend 2 mijë muxhahedinë.
E në këtë moment, ku Berisha po akuzonte Ramën, ka raguar Deputeti socialist Taulant Balla, i cili i ka kërkuar Berishës të pushojë akuzat. Por diçka e ka irrituar ish Kryeministrin, i cili i është “hakërryer” Ballës duke kërkuar madje edhe largimin e tij nga salla.
“Këtu, pak ditë më parë, erdhi në një vizitë historike Sekretari Shtetit John Kerry. Por dy gjëra duhet të theksoj. Në një kohë kur, për të lehtësuar, abolutisht, qëndrimet e qeverisë në një pikë ku ne ishim plotësisht dakort, ju referova disa herë këtu problemit të muxhahedinëve. Njeriu që nuk ka ftyrë, as për tu skuqur e as për tu zbehur, duke më akuzuar për gënjeshtër… Në një kohë kur unë thjesht shpreha solidaritetin tim, për një vendim, të marrë që në kohën e qeverisë së mëparshme.
Është e turpshme, o socialistë të nderuar, nuk ka gjë më të turpshme që qytetari shqiptar të mos dijë asgjë, dfhe ta marrë vesh nga Ajohn Kerry, se ai erdhi për të falenderuar shqiptarët për marrjen e 3 mijë muxhahedinëve.
Çdo shqiptar duhet ta dinte…”- thas Berisha.
Ndërhyn Balla nga vendi… pa mikrofon
Berisha irritohet
“Po më ndërhyve ma… shiko, nxirre jashtë atë, nxirre jashtë atë vagabond….
Cfarë etike mor, konsideroni etikë ju, i konsideroni shqiptarët laro.”