Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymir Shkurov, dha një intervistë ekskluzive sot për gazetarin Thimi Samarxhiu në “Zona Zero” në Top News.
Ai foli për situatën në Ukrainë, sot, 1 vit pas nisjes së luftës me Rusinë.
Përgjatë këtij viti kanë ndodhur shumë gjëra, janë shkatërruar shumë infrastruktura të shoqërisë civile, shkolla, biblioteka. Ajo që ka ndodhur është përforcimi i ushtrisë ukrainase. Putin ka premtuar se do fitojë në Ukrainë. Lufta po vazhdon dhe ne jemi në një ëndërr të keqe. Edhe Presidenti Zelesnky ka arritur të bashkojë popullin dhe ushtrinë, dhe po luftojnë të mbrojnë tokën ukrainase nga trupat ruse. Ka qytete të shkatërruara, jetë të humbura ,këtu përmendim dhe fëmijë që kanë ndërruar jetë. Ka ende shumë të plagosur, ka të marrë peng. Ukraina dy ditë më parë ka kthyer mbi 2000 pengje e po punohet për të kthyer të tjerë. Kjo na ka dhënë një eksperiencë për vendin tonë, na ka bërë të kuptojmë se kush janë ukrainasit.
Sa nga parashikimi që keni bërë si diplomat ka dalë, sa reale ishte frika juaj që sot do jemi këtu ku jemi
Mendoj që kam qenë idealist dhe më duhet ta pranoj se asnjë popull nuk ka rezistencë të mbizotërojë përballë propagandës. Propaganda në Rusi është aq e fortë. Ky konflikt mund të zgjidhet me anë diplomatike. Sot u votua në Nju Jork, një rezolutë e rëndësishme, është mbështetur nga shumë vende të botës, përfshi dhe Shqipërinë.
Cila është ndjesia kur shkoni Ukrainë, e shihni me sytë tuaj atë që shohim përditë nga ekrani?
Nëse do flasim për shifrat, ajo që shikojmë realisht është qytetet që kanë pasur mbi 1 milionë banorë dhe janë shkatërruar pothuajse fare, ka qytete që nuk ekzistojnë më. Këto shkatërrime lidhen me humbjen e jetëve njerëzore.
Beson në një zgjidhje diplomatike?
Unë si diplomat mbështes rrugën diplomatike, sot 95% e popullit ukrainas beson në fitore. Ushtria dhe populli ukrainas janë të vendosur të fitojnë dhe të zbojnë ushtrinë ruse. Kështu që asgjë nuk do t’i ndalë ata.
Si e shihni reagimin e Shqipërisë karshi Ukrainës?
Më pëlqen përzemërsia e popullit shqiptar. Ndoshta Shqipëria nuk është vend i madh por ka dhënë kontribut të çmueshëm. Ka pasur marshime ku ishin prezentë shumë njerëz për të treguar mbështetjen e tyre. E di dhe që kryeministri është jashtë vendit por kam parë mesazhin e tij solidarizues. Kam lexuar edhe deklaratat e opozitës.
/a.r