Në protestën e ditës së sotme, Sali Berisha u mbështet vetëm nga Ilir Meta, ndërsa u braktis nga aleatët e tjerë të së djathtës.
Ndonëse me Vangjel Dulen ka firmosur një koalicion për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 majit, ky I fundit nuk shfaqet në protestat e thirrura para Kuvendit nga Sali Berisha.Ndryshe nga protesta para kryeministrisë, edhe aleati tjetër Fatmir Mediu nuk u duk në protestë. Bashkë me të, as kreu I LZHK Dashamir Shehi, apo Agron Duka I Partisë Agrare Ambientaliste.
Me ardhjen e Berishës në selinë blu, krah PD nuk shfaqet më as Shpëtim Idrizi që së fundmi ka nisur bashkimin e votave me maxhorancën.
/s.f