Një 57-vjeçar raportohet se është dërguar pa shenja jete në spitalin e Durrësit këtë të enjte. Nga informacionet paraprake dyshohet se 57-vjeçari është varur në ambientet e banesës së tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 12:50, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasi B. K., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 18/1 Durrës. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën pasi është vetëvarur në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.
/s.f