Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me kryetaren e Lindita Nikolla.
Bardhi në Kuvend është shprehur se Nikolla e ka për detyrë që të kthejë normalitetin në parlament, ndërsa shtoi se kjo e fundit nuk njeh si duhet rregulloren e Kuvendit.
“Deputet rrethohen me punonjës të gardës është shfaqja më e shëmtuar. Pse duhet të qëndrojnë të rrethuar deputetët e Kuvendit me punonjës të gardës së republikës. Mungesë totale e respektimit të rregullores nga ana juaj. Po del në pension dhe s’ke lexuar akoma rregulloren e parlamentit. Punonjësit e gradës hyjnë kur cenohet integriteti fizik i deputetëve. A mund të më thoni se çfarë është rrezikuar? S’ka asnjë rregull që unë të flas në Foltore. Ti zonjë duhet të kthesh normalitetin në seanca plenare. Na vendos e një gardh këtu e ndaj PD me PS-në.’- u shpreh Bardhi.
/s.f