Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në pjesën lindore të Taxhikistanit.
Sipas të dhënave nga Instituti Sizmologjik Amerikan USGS, lëkundjet ndodhën rreth orës 05:37 në një thellësi prej rreth 20.5 kilometrash dhe goditja kryesore u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 5.0 njëzet minuta më vonë.
Epiqendra ndodhet në një zonë me popullsi të rrallë dhe për këtë arsye mendohet se tërmeti nuk ka shkaktuar viktima.
Tërmeti është ndjerë fuqishëm përtej kufirit në disa pjesë të prefekturës Kashgar dhe të Prefekturës Autonome Kirgize Kizilsu në Xinjiang, por nuk janë raportuar viktima apo dëme deri më tani, tha media shtetërore kineze CCTV.
/a.r