Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se SHBA-të po investojnë shumë që mos të lejojnë një opozitë që të bashkohet rreth Sali Berishës.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se nëse Berisha do deklarohet zyrtarisht lider i opozitës, SHBA-të do të ndërhyjnë në këto zgjedhje lokale, por edhe në ato parlamentare, në mënyrë që opozita të mos jetë e bashkuar.
“SHBA-të po investojnë shumë që mos të lejojnë një opozitë që të bashkohet rreth Sali Berishës. Nëse zyrtarisht, lider i opozitës do të deklarohet Sali Berisha, në çdo zgjedhje, këto lokale apo parlamentare, opozita nuk do të bashkohet për shkak të ndërhyrjes së drejtpërdrejt të SHBA-ve”, theksoi ai.
/a.r