Luiz Ejlli ka deklaruar në ‘Big Brother VIP Albania’ se vëllai i madh nuk bën asnjëherë dy gjëra njësoj. Mirëpo për këtë të fundit ka gabuar.
Sot, vëllai i Madh u dha mundësi banorëve të riluajnë lojën me litar, lojë të cilën e kanë realizuar një herë, mirëpo dështuan. Këtë herë banorët do të kenë mundësi të luajnë me të njejtat rregulla si herën e kaluar.
Ata do të ndahen në dy grupe, ku Ermiona do të jetë lidere e grupit të parë, me pjestarë Luizin, Oltën, Kiarën Dean dhe Beati.
Grupi që do të shpallet fitues, do të ketë imunitet në lojë. Vëllai i Madh i ka komunikuar banorëve se nëse dikush prej tyre heq litarin qëllimisht, jo vetëm që do të skualifikohet nga loja, por do kalojë menjëherë në nominim.
Pas komunikimit për zhvillimit e sfidës, banorët kanë nisur të bëhen gati duke u lidhur me litar. Të shohim mos ndonjëri prej tyre, bën të njëjtin gabim si të Ermionës./m.j
View this post on Instagram