Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Sesionin e 10-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, (PAM), shprehu kënaqësi që kjo Asamble Parlamentare me kaq shumë prani mbrëslënëse mbahet në Tiranë.
“Viti që lamë pas ishte një vit sfidash kolosale që janë edhe këtë vit përpara nesh të gjithëe së bashku, si një familje e madhe që lundron në një varkë të madhe në tallazet e një deti që na bashkon më shumë sesa na largon”, tha Rama.
Kryeministri shprehu bindjen që, “duke ndjekur vokacionin e vet të përbashkët kjo Asamble mund të vendosë një tjetër gur në murin e bashkëpunimit shumë intensiv, në vitet që vijnë”.
“Viti që lamë pas mbaroi me pamje të dhimbshme që vijnë nga ishujt e Greqisë nga ujërat pranë Italisë nga ngushticat e Turqisë, ku qindra refugjatë humbën jetën e tyre në detin tonë të përbashkët dhe për fat të keq eksodi qindra mijëra njerëzve nuk është ndalur as nga kushtet e dimrit”, tha Rama.
“Vetëm në 6 javet e para të këtij vit flasin për 409 jetë të humbura në Mesdhe. Të krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i refugjatëve që tentojën të kapërcejnë detin është dhjetë-fishuar. Prandaj sot nevojitet një koordinim për platformën e përbashkët”, u shpreh kreu i qeverisë.
“Të përballojnmë sëbashku sifdat e përbashkëta”, theksoi Rama, “që kurrsesi nuk mund të lihen vetëm në shptullat e Italisë, Greqisë apo Turqsë”.
“Ne jemi vend i vogël, por të vetëdijshëm për sfidat e mëdha të kësaj kohe dhe shumë të gatshëm për të dhënë kontributin tonë dhe për të përballuar sëbashku këtë dramë që zhvillohet çdo ditë përpara syve tanë”, tha Kryeministri Rama.
Ne, nënvizoi Kryeministri, “nuk jemi përballur ende me fluksin migrator sepse nuk jemi pjesë e korridorit, por jemi të gatshëm të bëjmë ç’ka mundemi për të përballuar atë që po ndodh”.
“Ne jemi të habitur nga sjellja e disa vendve të BE dhe po ashtu shumë të bindur që refuzimi për të ndarë barrë përgjegjësie, nuk shpëton askënd nga pasojat e mosmarrjes përsipër sëbashku të kësaj bare. Ne do ta mbështesm gjithmonë fuqimisht këtë organizëm dhe nëpërmjet kësaj Asambleje jemi të bindur se mund ta ngrimë bashkëpunimin e sfidave të përbaskëta në disa fusha jo vetëm në përballimin e kësaj krize por edhe për energjinë, ujin, klimën, përmirësimin biznesit, transporti, zhvillimit ekonomik e social, arsimit të lartë mësimdhënies e faktorit fetar si një element që domosdoshmërisht duhet ta shohim si një mundësi edukimi që në hapat e para”, u shpreh kryeministri Rama.