• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skandali i vërtetë McGonigal (ndryshe nga ajo që pretendon opozita)

by Blendi Kajsiu
22/02/2023 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Zhurma shurdhuese e opopzitës mbi çështjen McGonigal ka errësuar të vetmin skandal real që ka prodhuar deri tani kjo ngjarje. Bëhet fjalë për deklaratën e kryeminstrit Rama se nuk ka shanc që opozita të ngrejë komision hetimor mbi këtë çështje. Nëse ka një deklaratë realisht skandaloze nga ana e qeverisë për rastin McGonigal është pikërisht refuzimi publik nga shumica për të lejuar komision hetimor nga opozita.

Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare është një e drejtë kushtetuese, automatike dhe themelore e opozitës, për sa kohë ajo mbledh 25% të firmave të deputetëve në parlament. Është një e drejtë kaq bazike saqë është sanksionuar, e zeza mbi të bardhë, në Kushtetutën e Shqipërisë, në pikën 2 të Nenit 77 që thotë krejt qartë se “Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë.”

Megjithëse kryeministri Rama është krenuar publikisht se nuk e ka lexuar Kushtetutën e Shqipërisë, mos njohja e kushtetutës nuk e justifikon shkeljen e saj. Neni 77 e thotë qartë se nëse 25% e deputetëve të Kuvendit kërkojnë ngritjen e një komisioni, votimi i tij nga shumica është një formalitet, pasi ngritja e komisionit është automatike dhe e detyrueshme.

I vetmi kufizim që përcakton neni 77 është që komisioni të ketë një objekt specifik, pra të shqyrtoj “një çështje të vecantë”. Ama ky është një kufizim formal që në realitet pothuajse nuk mund të aplikohet pasi çdo cështje mund të paraqitet si “e veçantë” apo “specifike”. Në rastin konkret çështja McGonigal është aq e veçantë saqë është reduktuar tek një emër i përvecëm, për pasojë nuk ka kufizim sipas nenit 77.

Ndaj deklarata e Ramës se nuk do ngrihet komision hetimor mbi këtë çështje dje, sikurse edhe refuzimi i komisionit nga mazhoranca nëse ndodh nesër, janë akte thellësisht anti-kushtetuese dhe anti-demokratike. Komisionet hetimore janë një nga instrumentat themelore të parlamentarizmit dhe opozitarizmit. Idea se është kryeministri që përcakton se cilat çështje mund të hetohen nga opozita është sa anti-kushtetuese aq edhe absurde, sepse eleminon çdo kontroll real të ekzekutivit nga legjislativi.

Natyrisht shumica dhe kryeministri janë në të drejtën e tyre ta denoncojnë komisionin hetimor McGonigal si një farsë politike. Me të drejtë mund të argumentojnë se është thjesht zhurmë e krijuar nga opozita dhe lideri i saj për hallin e këtij të fundit. Ata në parlament dhe në media mund të tregojnë se gjithçka bazohet tek spekulime dhe se nuk ka asnjë indicie të shkëmbimit të favoreve (quid pro quo) mes kryeministrit dhe zyrtarit të FBI-së McGonigal.

Janë gjithashtu në të drejtën e tyre tu tregojnë shqiptarëve se opozitën nuk e vdiq dhe as e varrosi Rama me McGonigal, por vetë liderët e saj Berisha dhe Basha. I pari për hallin e tij familjar dhe i dyti thjesht nga boshllëku i papërballueshme i ekzistencës së tij politike.

Ama kryeministri Rama dhe shumica socialiste nuk kanë as tagër kushtetues dhe asnjë justifikim politik për të përcaktuar se cilat komisione hetimore duhet të ngrejë opozita.  Komisionet hetimore janë në esencë një instrument politik dhe jo juridik. Sikurse e thotë qartë Neni 77 i kushtetutës: “Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund ti njoftohen prokurorisë”.  Për pasojë edhe nëse komisionet hetimore keq-përdoren efektet janë politike dhe jo juridike, ato nuk cënojnë të drejtat themelore të asnjë politikani apo qytetari.

Është vetë opozita që do paguajë koston politike nëse ngre një komision hetimor për një cështje që nuk prek nervin e protestës qytetare apo ku nuk mund zbardhë asnjë fakt skandaloz për publikun përtej dyshimeve të saj, sado të arësyeshme qofshin ato.

Rëndësia e komisioneve hetimore nuk qëndron thjesht tek hetimi i shkeljeve por mbi të gjitha tek përmirësimi i legjislacionit ekzistues. Llogjika penale që e ka pushtuar hapësirën tonë politike i ka reduktar komisionet hetimore tek efekti i tyre juridik. Ndërkohë këto komisione shërbejnë, apo duhet të shërbejnë, jo thjesht për dënim por për parandalim. Janë hapësira ku prodhohet përmirësimi i rregullave qeverisëse në mënyrë që të reduktohet korrupsioni apo kapja e shetit në të ardhmen.

Në rastin konkret edhe sikur çështja McGonigal mos të prodhojë asnjë skanadal ajo nxori në pah mënyrën jo – transparente dhe kaotike të funksionimit të ekzekutivit tonë në raport me grupet e interesit. Minimalisht duhet ndërtuar një protokoll apo rregullore që bën transparencën e takimeve të kryeministrit me zyrtarët e huaj apo me biznesmenët që kanë interesa, ose bëjnë lobim, tek qeveria. Një komision hetimor jo vetëm nxjerr në pah mungesën e transparencës në funksionmin e ekzekutivit por edhe propozon mënyrat se si ajo mund të përmirësohet, pavarësisht nëse ka apo jo shkelje penale.

Për të gjitha këto arësye deklarata e kryeministrit Rama se nuk do ngrihet komision hetimor mbi çështjen McGonigal është shumë më skandaloze se vetë çështja në fjalë. Është një atentat kundër parlamentarizmit, transparencës dhe demokracisë në përgjithësi. Dhe për pasojë, duhet denoncuar si e tillë.

Fatmirësisht nuk kemi të bëjmë me një goditje pëfundimtare ndaj demokracisë shqiptare, sikurse pretendojnë mjaft opozitarë. Ngritja e komisionit hetimor McGonigal nuk varet nga vullneti i kryeministrit por nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit nëse shumica socialiste e refuzon atë.

Edhe pse janë të shumtë opozitarët që e kanë shpallur Shqipërinë diktaturë, kryeministri Rama ende nuk e ka nën kontroll Gjykatën Kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë. Pavarësisht kufizimeve të sistemit tonë, apo të metave të reformës në drejtësi, ende jemi larg situatës turke ku Erdogan emëron në Gjykatën Kushtetuese zarët e tij (shiko: https://verfassungsblog.de/death-blow-tcc/) apo situatës hungareze ku Viktor Orban me shumicën e tij absolute në parlament ka shtënë në dorë tashmë Gjykatën Supreme (shiko: https://www.theguardian.com/world/2022/aug/14/viktor-orban-grip-on-hungary-courts-threatens-rule-of-law-warns-judge).

Natyrisht që nesër Shqipëria mund të Orbanizohet apo Erdoganizohet. Ama për të ndaluar këtë proces dy hapa janë të domosdoshëm. Së pari, mbrojtja e të drejtave kushtetuese të opozitës përballë autoritarizmit të pushtetit. Së dyti, një lexim realist i “regjimit Rama” larg ekzagjerimeve alarmiste që i dekurajojnë në vend që ti mobilizojnë qytetarët në mbrojtje të demokracisë.

 

Next Post
Pacientja me paralizë faciale: Mendova se ishte dhimbje veshi, por u zgjova me fytyrë të deformuar

Pacientja me paralizë faciale: Mendova se ishte dhimbje veshi, por u zgjova me fytyrë të deformuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In