Emisioni radiofonik, i cili u zhvillua gjatë javës në shtëpi, u fitua nga Luiz Ejlli, Kiara Tito, Valbona Mema dhe Ermiona Lekbello.
Luizi dhe Kiara ishin në rolin e moderatorëve, ndërsa Valbona dhe Ermiona ishin të ftuara speciale në emision.
Katër banorët fituan një çmim prej 1000 euro për moderimin, temat që u trajtuan dhe diskutimet e gjata mes Valbonës dhe Ermionës.
Pas spektaklit, Valbona i tha Ermionës që paratë e tyre t’ia dhurojë Luizit, duke qenë se ai sapo ka krijuar një lidhje dhe mund t’i duhen ato para.
Ermiona u shpreh se nuk ka pse ia jep pjesën e saj Luizit, pasi ai ka fituar një udhëtim në Maldive me Kiarën. Ajo shtoi se me ato para, mund të bëjë vetë një udhëtim në Maldive, duke mos rënë dakord me mendimin e Valbonës.
Luizi nga ana tjetër, u shpreh se ai nuk ka nevojë për paratë që kishte dëshirë t’ia ofronte Valbona.
/a.r