Analisti Bedri Islami ka folur në lidhje me situatën aktuale politike në vend, protestat e opozitës dhe revolucionin që kërkon të bëjë Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Në një intervistë për Euronews Albania, Islami u shpreh se revolucioni, zakonisht shtë atribut i së majtës, jo i së djathtës.
Sipas tij, revolucioni nis nga populli, jo sepse kështu vendos një parti politike.
“Gjithmonë në politikë ka disa saktësime. Revolucioni, zakonisht është atribut i së majtës. Me revolucion, e majta ka shfrytëzuar atë pikun e shqetësimit ose trazimit, ndonjëherë ka spekuluar me të dhe ka ndërtuar një filozofi të saj.
Ky nuk është një revolucion, të jemi real. Është një reagim jo i konkluduar saktë ndaj asaj që duhet bërë ndaj qeverisë.
Revolucioni nuk nis kurrë nga sipër, nis nga poshtë. Revolucioni nuk mund të bëhet se kështu vendos partia.”, theksoi ai./m.j