Ish-deputeti Nard Ndoka analizoi nga studio e Euronews Albania zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 14 maj. Duke u ndalur tek beteja e Tiranës, Ndoka tha se Belind Këlliçi është një njeri i bazës që ndodhet çdo ditë në takime me qytetarët. Kjo sipas tij është një avantaz që mund ta shpallë fitues.
Ndoka mori gjithashtu shembullin e Taulant Ballës si deputetin më të votuar në radhët e PS-së. Ai e cilësoi socialistin si një deputetët të bazës që rri me qytetarët dhe grumbullon vota përmes demagogjisë.
Nard Ndoka: Nëse nuk e duam Sali Berishën, Belind Këlliçi është një model që ka marrë më shumë vota se Berisha në Tiranë. Mund të fitojë në Tiranë dhe nesër të bëhet kryetari i Partisë Demokratike dhe kryeministër i vendit. Ky është empacipimi i politikës, ky është ndryshimi i elitave. Nuk është ndryshim elitash Erion Veliaj. Veliaj është një kopje e Edi Ramës.
Sidorela Gjoni: Edhe Taulant Balla ishte më i votuari Brenda PS-së, por nuk besoj se do të kërkojë ndonjëherë kreun e Partisë Socialiste.