Efektivët e ekipit të kërkim shpëtimit që dhanë ndihmën e tyre pas tërmetit shkatërrues në Turqi, me pasojë mijëra të vdekur, ndanë përjetimet dhe vështirësitë me të cilat u përballën atje.
“Marrja vesht e tërmetit ndodhi që në orët e para të mëngjesit të së hënës, përmes rrjeteve sociale dhe medias. Nuk kaloi shumë kohë dhe u njoftuam nga institucioni që do krijohet një grup gatishmërie që do të niset për në Turqi, për dhënien e ndihmës edhe nga ana shëndetësore vec asaj ushatarake.
Duke qenë se kam jetuar për 7 vite në Turqi, kam përfunduar studimet atje, Turqinë e kam parë gjithmonë si një vend mikpritës të gjallësuar plot jetë, dhe ajo që pamë ishte e kundërta. Pamë ndërta në tokë, njerëz në gjendje shoku, ishte një pamje drithëruese për të gjithë ne” – shprehet n/toger Hygerta Ilnica, pjesë e ekipit shëndetësor të FA.
Për majorin Endrit Cungu, puna u nda në grupe menjëherë aps mbërritjes në terren.
“Vijuam menjëherë operacionin. Gjatë rrugës pamë njerëz civilë që kishin nevojë për ndihmë. Rezultati ishte, që shpëtuam një fëmijë 5 vjec, gjallë, dhe fatkeqësisht 3 viktima nga rrënojat. Më pas morëm detyrë në një ndërtesë 8 katëshe e gjithë e rrëzuar, dhe të gjitha katet ishin një mbi një. Duhej kujdes e përkushtim për të mos rrezikuar askënd.” -thote ai./m.j