Gjatë një bisede me banorët Luiz Ejlli është shprehur se tre banorë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri që nuk do t’i nominonte kurrë.
“Automatikisht nga ky moment unë kam tre emra, jo tre emra, janë më shumë, por tre emra që janë tabu, që nuk i nominoj kurrë. Tabu i kam këto tre emra. Se mund të nominoj edhe për arsye duke parë lojën se si është, mund ta nominoj, por jo se dua ta djeg, po se janë rrethanat. Unë kam folur dhe nuk e luan topi. Një që dihet publikisht është Nita Latifi që unë nuk e përmend kurrë, në asnjë lloj nominimi. Ja kam thënë në sy”, tha ai.
Këngëtari i njohur nuk i tha emrat e tjerë por sigurisht që një është i Kiara Titos. Ndërsa tjetri mendohet mes Tan Brahimit dhe Valbona Memës.
View this post on Instagram