Pas 2 tërmeteve në Kahramanmaraş, shumica e varreve në varrezat e reja në Hatay u dëmtuan, ndërsa disa të tjera “përfunduan” në rrugë. Ata që vijnë për të vizituar të afërmit e tyre janë mjaft të befasuar nga pamja.
Pas dy tërmeteve në Hatay qindra ndërtesa u shkatërruan, ndërsa mijëra të tjera u dëmtuan rëndëm duke i bërë ato të pabanueshme. Por, duket se, efekti shkatërrues i tërmetit nuk është vetëm në ndërtesa, pasi në zonën e Antiokia, disa varre janë dëmtuar rëndë.
Menjëherë pas ngritjes së alarmit nga familjarët e të ndjerëve, institucionet përkatëse kanë shkuar në vendin ne ngjarjes dhe i kanë mbyllur ato me ndihmën e makinerive të ndërtimit.