Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka publikuar ditën e sotme në grupin e tyre në Telegram të dhëna që i përkasin ish- presidentit të Republikës Ilir Meta.
Bashkë me të janë “hackeruar” edhe ish-këshilltarët e tij për fusha të ndryshe.
Me dhjetra faqe janë shkëputur nga posta e tyre elektronike, por edhe të dhëna nga organizime të shuma, duke përfshirë foto dhe video.
Dokumentat e publikuar hakerat i kanë shoqëruar edhe me një mesazh lidhur me korrupsionin dhe sjelljen e pushtetarëve me qytetarët në vendin tonë.
“Nuk mbulohet dielli me shoshë! Ha me ujqërit dhe qan me delet. Njerëzit nuk tallen më nga socializmi demokratik. Boll me korrupsionin!,”-shkruhet në mesazhin anglisht.
Nga të dhënat e publikuara, shihet se si Ilda Zhulali, gruaja e Aldo Bumçit, e cila punonte në Presidencë, porosiste streçe e rroba për palestër.