Seanca e sotme e Kuvendit ka në rend dite diskutimin e dy projektligjeve: “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Krahas tyre, seanca e sotme pritet të përfshihet nga debatet mes palëve lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Një ditë më parë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar paralajmëroi se në seancën e sotme plenare deputetët e djathtë pritet të reagojnë ndaj ndryshimeve të fundit në qeveri, të cilat opozita i cilëson korruptive.