Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i dështuar i të dielës në Elbasan. Personat e arrestuar të cilët ishin nisur drejt kryerjes së një ekzekutimi mafioz janë Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt dhe shetatsi Arsen Preci.
BMW X6, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse benzinë, rezulton e vjedhur më datën 6 shkurt në Shkodër.
Arben Spahiu, 53 vjeç i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i cili u arrestua në tetor të vitit 2022 pasi iu gjet një arsenal armësh.
Kujtojmë se policia ka bërë me dije se personat e ndaluar kishin planifikuar kryerjen e krimi në qytetin e Elbasanit.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë, ndërkohë që po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të gjithë personave të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në planifikimin e këtij atentati.
/s.f