Një 45-vjeçare ia ka dalë me sukses pas ndërhyrjes delikate në zemër të realizuar nga ekipi i kardiokirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Rasti është bërë i ditur nga Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ka postuar paraditen e kësaj të Hëne pamjet nga salla e kirurgjisë duke përgëzuar doktorët dhe infermieret për rezultatin.
“Një ndërhyrje delikate në zemër tek një paciente 45-vjeçare e rioperuar pas 20 vitesh, u realizua me sukses nga ekipi i kardiokirugjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Një përgëzim me mirënjohje Dr. Rezart Devejës, Dr.Dervish Hasës, Dr.Ketion Menkshit, anestezistëve Dr.Marjeta Bilja dhe Dr.Anri Gongo, si edhe infermiereve Marinela Guri dhe Eriselda Kiço. Në qendrën e dytë të rilindur publike të #Kardiokirurgjisë, me sallat kardiokirurgjikale të pajisura me fjalën e fundit të teknologjisë dhe ekipin e talentuar e të përkushtuar të bluzave të bardha, po kryhen ndërhyrje nga më delikatet, me një gamë të gjerë dhe me rezultate shumë të mira”, shkruan kreu i qeverisë.
/a.r