Dashi-Dikush ose diçka do t’ju nxisë sot. Do të keni ngacmimin e vazhdueshëm për t’u ngritur dhe për të realizuar diçka. Ndiqni instinktin dhe mos u justifikoni duke qëndruar në vend. Ju e dini që balanca është çelësi i suksesit. Sillni ekuilibrat në situata të caktuara duke parë qartë gjendjen emocionale.
Demi-Duhet që të mbaroni projektet që keni nisur. Ka energji të qëndrueshme sot që do t’ju sjellë në një qasje praktike për çdo situatë. Duhet që të shikoni veten tuaj të brendshme. Kuptoni si veprimet apo emocionet tuaja ndikojnë tek të tjerët.
Binjakët-Sot nuk do të jeni aq të qetë si zakonisht, por mos u shqetësoni. Plotësoni detyrat që ju kanë bezdisur prej disa kohësh. Është koha që të hidhni një hap pas dhe ta lini dramën në jetën tuaj por të shikoni me emocion të ardhmen. Duhet të kuptoni se si veprimet tuaja ndikojnë tek të tjerët.
Gaforrja-Sot është një ditë fantastike për ju. Gjërat po rrjedhin natyralisht sipas mënyrës suaj. Mund të arrini gjëra të mëdha sot. Jeni të disiplinuar dhe e dini se çfarë duhet të për kryer punën dhe për të arritur qëllimet. Emocionet janë të qeta dhe të qëndrueshme duke ju dhënë mundësinë që të vëzhgoni dhe vlerësoni nga një pikëpamje neutrale.
Luani-Sot ka një energji të tillë që nuk përshtatet shumë me natyrën tuaj origjinale. Duhet që të jeni më të disiplinuar. Do t’i keni emocionet dhe mendimet më pak të kontrolluara se zakonisht.
Virgjëresha-Ditë e bukur me vendime të rëndësishme përpara. Venusi vijon të jetë i pranishëm në shenjën tuaj duke favorizuar aktivitetin krijues, sidomos sa i takon sferës profesionale. Duhet të tregoni sa vleni realisht. Në raportin në çift nuk parashikohen zhvillime të reja.
Peshorja-Kjo e hënë për ata që janë vetëm do të jetë e mbushur me mundësi të shumta sa u takon ndjenjave. Në punë do të përballeni me vështirësi, ndaj bëni mirë të ngadalësoni ritmin, në mënyrë që të siguroheni.
Akrepi-Sot është dita perfekte për të vënë në punë idetë. Megjithatë mund të jenë subjekt i problemeve financiare. Është koha e duhur për t’i dhënë vëmendje speciale familjes.
Shigjetari-Askush nuk është perfekt. Nuk ka logjikë që të provoni të hapni një derë të re kur je duke provuar akoma të parën. Dëshirat nuk kanë fund kurrë, por kuptoni se do të jeni të qëndrueshëm në një lidhje kur të kanalizoni më mirë energjinë për një të nesërme më të mirë. Mos lëndoni të tjerët.
Bricjapi-Do të jeni të ndikuar nga të tjerët, aq sa nuk do të jeni më në gjendje të arsyetoni me mendjen tuaj. Bëni mirë që t’i filtroni këshillat që do ju jepen. Në dashuri do të ndiheni të brishtë dhe nuk do keni kurajo të përballeni me problemet.
Ujori-Nevojat janë të mëdha, por ndoshta kohët e fundit keni bërë veprime që nuk janë shumë të përshtatshme. Përpiquni të rregulloni disa sjellje që mund të jenë dukur të nevojshme për momentin, por që mund të kenë shkaktuar më shumë dëm sesa mendonit.
Peshqit-Ju e dini se jeni të veçantë, por pjesa juaj më e madhe që është modeste ju ndalon ta shfaqni këtë anë. Nuk e keni të nevojshme të ulërini për të treguar se kush jeni – ju vetëm bëni punën tuaj dhe mbështetësit do të bëjnë zhurmën e nevojshme.