Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk kanë zgjedhje tjetër, pos të bëjnë marrëveshje për reformimin e BE’së, ka thënë presidenti i Këshillit të BE’së, Donald Tusk. Reformat janë kërkuar nga kryeministri i Britanisë, David Cameron, i cili ka paralajmëruar se nëse ato nuk ndodhin, vendi i tij mund të dalë nga BE’ja. Tusk do të kryesojë të enjten një samit në Bruksel, në lidhje me propozimet kontroverse. Këto propozime, që janë paraqitur nga Tusk ditë më parë, në përpjekje për të bindur Mbretërinë e Bashkuar që të mbetet brenda BE’së, përfshijnë “ndërprerjen urgjente” të pagesave të përfitimeve për punëtorët migrantë të BE’së dhe mbrojtje për vendet që nuk përdorin monedhën euro, siç është Britania. Polonia dhe tre vende të tjera raportohet se rezistojnë të kufizojnë mirëqenien, ndërsa Franca është kundër ndryshimeve të rregulloreve financiare