Evropa Juglindore vijon të jetë në ndikimin e Anticiklonit duke sjellë rryma ajri të ngrohta nga Mesdheu duke mbajtur një regjim klimatik të butë në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.
E Diel, data 19 Shkurt 2023
Moti do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite do të kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura në zonën veriperëndimore. Era do të jetë e lehtë Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 0/17°C Zona e ulët -1/20°C Zona bregdetare 9/18°C
Kosova, e Diel data 19 Shkurt 2023
Moti do të jetë me vranësira dhe prani të mjegullës , kthjellime të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2 C° në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 13°C – 16°C .
E Hënë, data 20 Shkurt 2023
Moti do të jetë me vranësira dhe prani të mjegullës në mëngjes përgjatë bregdeti, më tepër kthjellime në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 1/17°C Zona e ulët 2/21°C Zona bregdetare 9/18°C