Tashmë nuk është më një rastësi dhe ashtu siç e treguan edhe zgjedhjet paraprake të Neë Hampshire, Donald Trump është kandidati kryesor mes republikanëve për të qenë emërimi përfundimtar në garën për Shtëpinë e Bardhë. Një anketë e Universitetit Quinnipiac, e publikuar këtë të mërkurë, arriti në përfundim që Donald Trump jo vetëm që vazhdon të gëzojë mbështetjen më të madhe në radhët e republikanëve, por edhe e ka thelluar atë në krahasim me 2 javë më parë. Sipas kësaj ankete, Trump gëzon 39 për qind të mbështetjes, ndjekur nga Marco Rubio me 19 për qind dhe Ted Cruz me 18 përqind. Mbështetja ndaj miliarderit njujorkez është rritur me 8 pikë përqindjeje në krahasim me sondazhin e fundit të kryer nga ky universitet në fillim të muajit shkurt.