Qeveria e Serbisë ka thënë se “Serbia dhe serbët do të mbeten dhe do të mbijetojnë në Kosovë”, shkruan “Koha Ditore”. “Nuk do të na mposhtin, nuk do të na shuajnë, as dëbojnë, nuk do të zhdukemi”, ka thënë të mërkurën Marko Gjuriç, shef i Zyrës së Qeverisë serbe për Kosovën, pas një takimi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.