Themeluesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i cili një ditë më parë ka firmosur koalicionin parazgjedhor me kreun e LZHK-së, Dashmir Shehi ka thënë se ky format nuk e dëmton opozitën.
Në emisionin “Arnautistan”, Patozi është shprehur se ata distancohen nga vizioni i Berishës dhe Metës, por ruajnë tragetin opozitar duke rivalizuar qeverinë.
Por duke ruajtur tragetin opozitar, ne kemi përballë qeverinë dhe e rivalizojmë me të gjithë faktorët e tjerë, me të cilët nuk ndajmë të njëjtin vizion me të nesërmen.
Ky format s’e dëmton opozitën, përkundrazi e fuqizon, nëse e konsiderojmë si shumatore të gjithë aktorëve opozitarë në Shqipëri”, ka thënë Patozi.
Ndër të tjera Patozi ka folur mbi dallimet mes PS dhe PD. Patozi thotë se është kundër ndarjes në të djathtë dhe të majtë.
“E refuzoj kategorikisht ndarjen e shqiptarëve në të majtë e të djathtë. Aq më tepër në kushtet që s’ka asnjë lloj elementi ideologjik.
Shoh nuanca të forta djathtiste në qeverisjen e Ramës dhe nuanca staliniste në psikologjinë e Foltores, apo filozofinë e PD”, është shprehur ai.