Artan Hoxha ka qenë ka folur për bandat shqiptare në Ekuador. Sipas Hoxhës, narkotrafikantët shqiptarë kanë arritur nivele të rëndësishme në botën e krimit dhe kanë ndikim edhe në strukturat shtetëtore në këtë vend.
Po kështu Hoxha deklaroi se Presidenti në Ekuador, po akuzohet se ka lidhje me mafian shqiptare dhe është korruptuar prej tyre.
“Javën e fundit dhe gjatë ditëve të para të kësaj jave ka patur disa ngjarje të rëndësishme në Ekuador. Çuditërisht në të dyja ngjarjet, njëra ka të bëjë me arrestimin e një nga njerëzve më të kërkuar në rang botëror, i njohur me nofkën Gato. Ka qenë nga njerëzit më të kërkuar në botë. Mbahet si një nga furnitorët kryesorë të kartaleve të Sinaloas me kokainë.
Autoritetet kolumbiane bashkëpunuan dhe në momenitn që arrestohet Gato, autoritetet Ekuadoriane, të liruar nga presioni i kartelit, kanë bërë një operacion dhe kanë kontrolluar të gjithë vilat, banesat dhe bizneset e tij. Gjatë kontrollit, në një nga vilat në Guayaquil, në zonat më luksoze, gjendet Artur Rrapaj. Me sa mbaj mend unë, ky Rrapaj rirnte në një nga vilat e Gatos, sepse kishte paprekshmëri.
Gjatë kontrollit në banesë, nuk ishte një nga njerëizt në krye të narkotrafikut shqiptar atje. Është fakt, që gjatë kontrollit që është bërë në vilën e Gatos, është gjetur edhe 330 mijë dollarë.
Episodi i dytë që ka të bëjë me shqiptarët, është fakti që sapo ka shpërthyer një skandal. Mediat e akuzojnë presidentin e vendit, që është i djathtë, që banon në një lagje luksoze ku janë dhe shqiptarët. Ai dhe rrethi i tij, akuzohen që janë korruptuar nga mafia shqiptare dhe janë ndihmuar nga mafia shqiptare, që ka bërë trafik narkotikësh dhe ka krijuar biznese të ligjshme për të mbuluar paratë.
Dritan Gjika, i njohur si biznesmen, ka qenë një nga pionerët e tregëtisë shqiptare të bananeve. Sigurisht në disa raste të kompanive shqiptare në Shqipëri janë kapur me kokainë. Ai akuzohet për evasion fiskal, se nuk ka deklaruar të ardhurat, ka 13 kompani me njerëz të afërt të presidentit.
Artur Rrapaj nuk është eksponent i rëndësishëm. Rrapaj, në atë që njohim ne këtu dhe cfarë pashë atje, nuk ishte një personazh i nivelit të lartë. Nuk i ka dhënë goditje narkotrafikut shqiptar.
Nuk ka pësuar ndonjë dëm të madh. Ata që janë atje, kur i ekspozohet emri nuk kanë të mira. Lajmi për Presidentit sigurisht nuk është lajm i mirë për ta.
Organizatat e mëdha shqiptare, që kanë vajtur në vendburim, për të maksimizuar fitimin dhe për të kontrolluar linjat e trafikut. Ekuadori është vend origjine. Në bazë të fuqisë, lidhjeve, mund të nisësh ngarkesa në Europë, Afrikë, Australi. Ngarkesa më e madhe e kapur ka qenë 7.5 ton”, deklaroi Hoxha.
/s.f