Gazetari i kronikës Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, nga Ylli Rakipi në MCN TV, teksa foli për udhëtimin e tij të fundit në Ekuador, solli në vëmendje ekspozimin e bandave shqiptare në këtë shtet.
Sipas tij, atje disa nga bandat kriminale shqiptare, janë arritur sipas tij nivele “ të larta” e jo më në nivele ordinare, porse tani janë bërë faktor në lidhje me krimin elitar atje.
Së fundmi dy nga ngjarjet më të mëdha kriminale në vend janë gjetur emra shqiptarë. Në arrestimin e fundit të trafikantit më të madh të trafikantit të Ekuadorit njeriut me nofkën Gato, gjatë kontrollit të vilave të tij, është gjetur në njërin nga shtëpitë e tij shqiptari nga zona e Fierit, Artur Rrapaj.
Episodi i dytë atje ka shpërthyer një skandal atje, mediat akuzojnë presidneitn e Ekuadorit Guillermo Lasso, i cili akuzohet se kishte njohje me shqiptarët dhe se është korruptuar nga mafia shqiptare, janë ndihmuar për të përdorur trafikun e narkotikëve dhe poashtu për të krijuar biznese të ligjshme, për të mbuluat paratë nga trafiku i narkotikëve. Personazhet që janë përmendur deri tani është rasti i Dritan Gjikës, qe sot është një biznesmen, që njihet për tregtinë e bananeve, ai akuzohet për evazion fiskal,
Pra deri para një viti shqiptarët atje përmendeshin për vrasje atje, tani janë faktorë të lartë në botën e krimit.
/a.r